Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua gjatë fushatës të së premtes.

Ish-udhëheqësi ishte duke mbajtur një fjalim në një ngjarje në Nara kur u sulmua, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Abe, 67 vjeç, u rrëzua i gjakosur në qafë dhe kraharor, tha një burim nga Partia e tij Liberale Demokratike në pushtet për agjencinë e lajmeve Jiji.

Mediat lokale raportuan se një 41-vjeçar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, por nuk ka ende detaje të mëtejshme.

NHK shfaqi videon Abe duke mbajtur një fjalim jashtë një stacioni treni kur u dëgjuan dy të shtëna, pas së cilës pamja u errësua për pak kohë dhe më pas zyrtarët e sigurisë u panë duke shtrirë një burrë në tokë.

Ai u qëllua në qafë dhe kraharor me shotgun dhe ishte i vetëdijshëm deri në momentin kur u transportua për në spital.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU