Disa të moshuar, bashkë me disa aktivistë, i bëri bashkë në Prishtinë prezantimi i manifestit të Partisë Socialdemokrate.
Kreu i këtij subjekti opozitar qartësoi rëndësinë e këtij aktiviteti, meqë nuk është pjesë e parlamentit.
Por Dardan Molliqaj nuk la pa kritikuar edhe ish-kryetarin e tij në Vetëvendosje, kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurtin.
Sipas tij, shefi i qeverisë dëshiron ta kthejë Kosovën në vitin 1999.
Për t’i shpëtuar luftës, PSD-ja e ka zgjidhjen.






