Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, thotë se ekziston një përpjekje për rritjen e presionit ndaj gazetarëve, ndërsa thotë se BE është e vendosur për të mbrojtur lirinë e mediave në mbarë botën.
“Po shohim gjithmonë e më shumë përpjekje për të frenuar hapësirën për medien e lirë e për të zvogëluar në mënyrë sistematike besueshmërinë e shtypit. Shumë gazetarë kanë humbur jetën ose kanë rrezikuar atë, për të paraqitur të vërtetën”, thuhet në deklaratën e Mogherinit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shtypit.
Ajo ka theksuar se “Demokracia e shëndetshme mbështetet në një debat publik të hapur, të lirë e të ndershëm dhe është detyra jonë ta mbrojmë këtë hapësirë”.