Një ditë më parë me kërkesë të komunës, shërbimet shtetërore franceze kanë bërë një aksion për demontimin e një kampi ku qëndronin emigrantë shqiptarë në Ramier, Toulouse.

“Në Shqipëri kisha shumë probleme … ndjeva rrezik,” thotë Erjoni, 26 vjeç. Ai arriti në Francë në fund të shkurtit me familjen e tij. Ai është një nga 114 personat e evakuuar të enjten, përfshirë 37 të mitur, nga kampi i emigrantëve të instaluar prej disa muajsh në ishullin Ramier.

Një “lagjen e varfër” ku ishin ngritur kasolle, 200 metra nga rruga Camille-Soula, u demontua që nga Stacioni e deri në Nakache. Karroca, biçikleta, frigoriferë dhe mobilje të improvizuara u dërguan në depo. Aty ishin të gjithë shtetas shqiptarë, me përjashtim të 2 maqedonasve. Shumica janë azilkërkues të cilët janë duke pritur për të marrë një përgjigje.

“Njerëzit ishin të përgatitur kur arritëm. Ne i kishim takuar dhe i kishim paralajmëruar ato”, specifikon nënprefektia e Haute-Garonne, Sabine Oppilliart.

Por mediat kanë dashur të takojnë prefekten Étienne Guyot, megjithatë, ajo nuk pranoi të komentonte mbi operacionin e demontimit. Ndërsa një letër u ishte drejtuar ministrave të ndryshëm, si dhe 12 kryetarëve të bashkive më të mëdha të Francës, duke përfshirë edhe Jean-Luc Moudenc, kryebashkiak i Toulouse. Për këtë të fundit qeveria ka shprehur mirënjohjen për mënyrën se si i trajton emigrantët.

“Kjo është një procedurë klasike e organizuar me ndihmën e policisë. Kjo do të na mundësojë që të kujdesemi për këta njerëz si pjesë e një sistemi kombëtar pritës dhe mbështetës social. Të gjithë do të dërgohen në strehimore. Një palestër në qendër të qytetit është në ndihmë të tyre. Ata do të ndihmohen edhe nga shoqata të tilla si Kryqi i Kuq”, tha Sabine Oppilliart.

“Në Shqipëri, presidenti, qeveria: nuk japin asgjë për të ndihmuar njerëzit”, thotë Erjon, nëna e të cilit është e sëmurë. “Atje, ju duhet të paguani për çdo gjë, madje edhe për të shkuar tek mjeku. Ndërsa këtu është më mirë edhe nëse jetojmë në rrugë, “tha ai. Fëmijët e tij të moshës 3 dhe 6 vjeç, i rrinë pranë. “Ishte e vështirë, por tani mund të kemi një shtëpi. Unë kam nevojë për një shtëpi, por emri im ende nuk është në listë kështu që unë nuk e di … “

Çfarë do të bëhet me emigrantët?

Njerëzit që jetonin në Ramier Island janë kryesisht nga Shqipëria. Meqenëse vendi nuk është anëtar i Bashkimit Europian, ato nuk do të përfitojnë nga sistemi i përfshirjes sociale. Të vendosur në hotele apo në mjedise pritëse, situatat e tyre do të vlerësohen nga prefektura. “Shumica e tyre kanë bërë kërkesa për azil. Procedimet vazhdojnë “, bëhet e ditur nga prefektura.

“Vendosja e popullsive jashtë komunitetit është përgjegjësi e shtetit. Nga ana tjetër, ne marrim pjesë e integrimit të tyre”, tha Daniel Rougé, zëvendës kryetar i bashkisë për çështjet sociale. Kur të shpërngulurit janë nga Bashkimi Europian, si gjatë kohës së çmontimit të kampit në korrik 2017, ose nëse janë refugjatë, bashkia e qytetit kujdeset për strehimin e tyre/abcnews.