Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti në takim drejtorin e USAID-it, James Hope, drejtorin e programit AGRO, Mark Wood, përfaqësuesit e shoqatës “Mjedra e Llapit”, pronarin e Qendrës Grumbulluese “Laberion”, Bashkim Osmani dhe me Brock Bierman – ndihmës-administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euro-Azi, transmeton Llapi.info

Në këtë takim Veliu, i ka njoftuar për përparsitë dhe mundësitë që ofron Komuna në zhvillimin sektorit agrorural dhe për ‘Mjedrën e Llapit’, e cila falë bashkëpunimit me USAID-in, është bërë storje e suksesit në Kosovë.

“Në fokus të bisedimeve gjatë takimit kishim rritjen e bashkëpunimit në mes të Komunës, USAID-it dhe qendrave grumbullues, në mënyrë që ta rrisim vlerën e mjedrës, duke hapur e zgjeruar kapacitetet e përpunimit, në mënyrë që produkti të shitet kur kushtet e tregut janë më të mira”, tha kryetari Veliu.

Po ashtu në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunimin në kultivimin e dredhëzës industriale, projekt ky të cilën do ta mbështesim viteve në vijim, thuhet në njoftimin e komunës /Llapi.info

Fotografia e Komuna e Podujevës

Fotografia e Komuna e Podujevës