Është mbajtur sot prezantimi “Praktikat e mira bujqësore në kultivimin e pemëve të imta”, i cili u organizua nga shoqata “Mjedra e Llapit”, në komunën e Podujevës, njofton Llapi.info

Në këtë prezantimin i cili u mbajt sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës, e ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR),Vezir Januzi, morën pjesë fermerë dhe kultivues të pemëve të imta, thuhet në njoftimin e zyrës për informim.

Ndërsa prezantimi, në fokus kishte ofrimin e praktikave për gratë, të cilat merren me kultivimin e pemëve të imta.

Në emër të DBPZHR, drejtori Januzi, i informoi fermerët me planet e Komunës së Podujevës për mbështetje të sektorit të bujqësisë, duke vlerësuar këtë sektor ndër më të rëndësishmit për zhvillimin e gjithëmbarshëm në komunën e Podujevës.

Ndërsa, ligjëruesi Kujtim Lepaja, i informoi të pranishmit dhe ndau me ta praktikat më të mira të punës në kultivimin e pemëve të imta.

Prezantimi i sotëm ka për qëllim që të rrisë interesimin e gruas në këtë sektor, si dhe t’i shoh praktikat bujqësore, te cilat janë përdorur deri me tani dhe ato te cilat duhet të përdoren që nga mbjellja e deri tek vjelja e tyre.

Prezantimi u organizua nga shoqata “Mjedra e Llapit” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës dhe Shoqatën Nacionale “Mjedra e Kosovës/Llapi.info

Fotografia e Komuna e Podujevës