Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oliksii Reznikov, është deklaruar rreth situatës aktuale në Ukrainë pas 72 orëve që kur nisën sulmet e para ruse brenda territorit ukrainas.
Reznikov ka thënë se po vazhdojnë të luftojnë me pushtuesin rus edhe kur bota ka dyshuar se nuk do të mund të bëjnë rezistencë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Reznikov ka shpërndarë dy fotografi të ushtarëve të të dyja palëve, ku tha se mbështetja ndaj Ukrainës duhet të jetë më e fortë.





