Në kuadër të Planit të Veprimit për Rritjen e Punësimit për të rinj, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar kontratat për 70 ndërmarrës të rinj nga skema e granteve për fillim të bizneseve të reja.

Skema e ndërmarrësisë do të sigurojë ndihmë me grante në vlerë prej 3 mijë deri 5 mijë euro për çdo plan biznesi të zhvilluar me sukses që është miratuar në kuadër të procesit të përzgjedhjes.

“Edhe 70 të rinj përfitojnë nga skema e grandeve për start-up. Nga ky fond janë mbështetur të rinjtë të cilët paraprakisht kanë ndjekur trajnimin për ndërmjetësimin në punë dhe procesin e dhënies së grandeve për të hapur bizneset e tyre duke krijuar një rrjet të sipërmarrësve të rinj”, ka sqaruar ministri Gashi

“Objektivi kryesor i Programit është që të sigurojë mundësi për të rinjtë e papunë për ta nisur një veprimtari biznesi”.