Aksioni kundër mbeturinave, i udhëhequr nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po vazhdon me intensitet në të gjithë vendin, duke rezultuar në largimin e rreth tre mijë tonë mbetjeve nga deponitë ilegale.
Sipas një postimi në faqen e Qeverisë në Facebook, brenda katër javëve të para të aksionit janë pastruar zona në pesë rajone kryesore të vendit, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Ferizajn, Pejën dhe Mitrovicën.
Ky aksion po zbatohet në bashkëpunim me komunat përkatëse dhe institucionet përgjegjëse, me qëllim të eliminimit të deponive ilegale dhe përmirësimit të gjendjes mjedisore në vend.
“Aksioni i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po zgjerohet me ritëm të shtuar, sikurse edhe zgjerimi në komunat dhe rajonet tjera”, thuhet në postimin e ekzekutivit.






