Miliona gjermanë nuk do të jenë në gjendje të përballojnë rritjen e kostove të energjisë këtë dimër, paralajmëroi të hënën presidenti i Shoqatës së Qiramarrësve Gjerman.

Lukas Siebenkotten i tha të përditshmes Der Tagesspiegel se rritja e çmimeve të gazit do të ndikojë rëndë familjet me të ardhura më të ulëta, të cilat tashmë po luftojnë për të përballuar rritjen e kostos së jetesës.

“Ne po flasim për miliona njerëz “, tha ai, duke shtuar se vendimi i qeverisë për të vendosur një taksë për konsumatorët e gazit do të rrisë më tej kostot e jetesës, raporton aa.

“Ne ende nuk e dimë se sa gaz do të japë Putini në fund dhe sa do të rriten sërish çmimet e gazit. Por qeveria po planifikon të vendosë një tarifë gazi në tetor, dhe kjo tashmë sjell rreth 1,000 euro kosto shtesë për çdo familje”, tha ai.

Kujtojmë se britanikët këtë dimër mund të përballen me reduktime të energjisë elektrike shkaku i luftës në Ukrainë.

Ndryshe, lufta ka rritur çmimet e gazit dhe ka shkaktuar shqetësime për mungesën e energjisë në të gjithë Evropën këtë dimër. /Telegrafi/