Ka nisur protesta e thirrur nga Sali Berisha kundër Ballkanit të Hapur dhe veçanërisht presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Qindra mbështetës të Berishës ishin mbledhur në selinë e Partisë Demokratike, ku mbërriti edhe lideri historik i kësaj force politike.
Më pas nisi marshimi nga selia e PD drejt godinës së kryeministrisë, ku ishin mbledhur edhe disa persona të tjerë. Sipas agjendës së paracaktuar, në protestë do të flasin disa personalitete, si Aldo Bumçi, Albana Vokshi, ish-presidenti Bujar Nishani, Belind Këlliçi, Edit Harxhi, Ylli Manjani dhe në fund zoti Berisha./a2news






