Ministria e Infrastrukturës ka zbuluar kompanitë të cilat do të ndërtojnë autostradën “Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”.

Kjo ministri ka arsyetuar se vetëm për shkaqe teknike nuk i ka bërë të ditura kompanitë tenderuese, duke ju referuar interesimin që Express ka pasur një ditë më parë rreth kompanive të kontraktura për të ndërtuar këtë autostradë.

“Kjo nuk ka te beje asgjë me fshehje por ka qenë vetëm çështje teknike, duke mos i dhënë rëndësinë shumë se kush janë, por çfarë dhe sa mirë do ta bëjnë punën e tyre. Prandaj duke dashtë me qene korrekt me opinionin e gjere publik, se MI deri sa ne do të jemi në krye të saj, nuk do të fshehë asgjë, por gjithçka do të jetë transparente për publikun”, thuhet në reagimin e shefit të kabinetit të Ministrit Pal Lekaj, Argjend Zejnaj.