Një person me shtetësi gjermane është arrestuar në Kaçanik pasi derisa po e drejtonte veturën bëri veprime të rrezikshme në komunikacion dhe për t’iu shmangur dënimit ia ofroi 100 euro ryshfet policisë.
“Është arrestuar i dyshuari me shtetësi gjermane, pasi i njëjti duke drejtuar veturën kishte bërë lëvizje-veprime të rrezikshme në komunikacion, ndërsa zyrtarëve policor me qëllim të shmangies nga gjobitja u kishte ofruar ryshfet në shumën prej 100 €”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit i dyshuari u dërgua në mbajtje ndërsa rasti u cilësua si “Dhënie e ryshfetit”.






