Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj, ka bërë një postim në profilin e tij në ‘facebook’, ku tregon se sa shumë komuna e tij i përkrah nxënësit që mësojnë dhe mësuesit që përkushtohen.

Rrahimaj ka treguar se janë ndarë 15 mijë e 210 euro për ta bashkërisht.

9 mijë e 410 euro janë ndarë për 387 nxënës, ndërkohë 5 mijë e 700 euro janë ndarë për 39 mësimdhënës.

Kjo shumë e cila në shikim të parë mund të duket e madhe, me një operacion të thjeshtë matematikor rezulton se një nxënës i mirë ka marrë nga komuna shpërblim vetëm 24 euro e 10 cent.

Ndërkohë mësuesit kanë marrë pak më shumë, nga 146 euro e 15 cent.Sipas Rrahimajt, kështu Komuna gjithmonë do t’i shpërblejë më të mirët.

Kryetari paraardhës i Rrahmiajt, Qendron Kastrati, kishte nisur një reformë të thellë që synonte riorganizimin e sistemit mësimor në Kamenicë. E njejta ishte penguar nga pushteti qendror i LVV’së dhe ishte kthyer në pikën zero. Vetë Rrahimaj në fushatë për zgjedhjet lokale kishte paralajmëruar zhbërjen e reformës së nisur.