Lokale - eSIMy

Rrugët e meremetuara e të cilat sipas kreut të Vetëvendosjes dega në Podujevë, Bajram Ajeti janë bërë pa asnjë standard, “alla- agime”, janë duke paraqitur rrezik për pjesëmarrësit në trafik dhe vet qytetarët e Podujevës, transmeton Llapi.info.

Sipas një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Ajeti ka shkruar se “bazuar në kërkesa të qytetarëve vizituam Rrugën “Bekim Lushaku”, (dëshmor i rënë më 15 Shtator 1998). Pas vizitës u konstatua se meremetimet e kryera janë katastrofale pa asnjë standard ( alla-agimqe).Gjendja e kësaj rruge paraqet rrezik për pjesëmarrësit në trafik dhe vet qytetarët.”

“Në përpjekje për të identifikuar emërtimin e kësaj rruge gjetëm edhe shenjën me emrin e dëshmorit Bekim Lushaku por në gjendjen si më poshtë” ka përfunduar shkrimin e tij Ajeti./Llapi.info