Gjatë ditës së djeshme në Komunën e Podujevës, me një ceremoni solemne, të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, janë shpallur sportistët dhe punëtorët sportivë më të mirë për vitin 2017, njofton Llapi.info

Sportisti më i dalluar për vitin 2017 i takoi futbollistit të Llapit, Mentor Zhdrellës.Vendi i dytë atletes Luljetë Shala, kurse vendi i tretë atletes Rita Hajdini nga Klubi i Atletikës Llapi.

Kryetari Veliu, në fjalën e tij përgëzoi sportistët llapjanë për rezultatet e treguara gjatë vitit 2017 dhe uroi që viti i ardhshëm të jetë edhe më i suksesshëm/ Llapi.info