Lokale - eSIMy

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave në rrugën Pejë–Prishtinë, në Kliqinë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 05:42 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Kliqinë, ku janë përfshirë tri vetura. Fillimisht janë raportuar katër persona të lënduar”, ka thënë Gashi për telegrafin.

Sipas tij, njëri prej të lënduarve është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku më pas ka ndërruar jetë.

“Njëri prej të lënduarve, pasi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë.

Ndërkohë, katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.