Lokale - eSIMy

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se gjithçka që është ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë në përgjithësi dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK në veçanti, i atribuohet rolit jetik dhe mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së dhe ushtrisë së saj.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shprehur falënderimin për SHBA’në, për gjithçka çfarë kanë bërë për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Lexo Edhe:
Autobusi humb kontrollin dhe del nga rruga në Turqi, 15 të vdekur dhe 17 të plagosur
“Prandaj, edhe prej vizitës sime në Kampin Amerikan “Bondsteel”, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të lartë për SHBA-në, Departamentin e Mbrojtjes dhe kontingjentin amerikan të KFOR-it, për gjithçka që bënë për lirinë, pavarësinë, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë”, ka shkruar ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Reklamë
Ushtria Amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë, si dhe garanti kryesor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.

Gjithçka që është ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë në përgjithësi dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK në veçanti, i atribuohet rolit jetik dhe mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së dhe ushtrisë së saj.

Prandaj, edhe prej vizitës sime në Kampin Amerikan “Bondsteel”, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të lartë për SHBA-në, Departamentin e Mbrojtjes dhe kontingjentin amerikan të KFOR-it, për gjithçka që bënë për lirinë, pavarësinë, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë.

E në vizitën time, përveç falënderimit për mbështetjes dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen edhe për angazhimin e pazëvendësueshëm të fundit të njësisë së helikopterëve në shuarjen e zjarreve.

Zoti e bekoftë SHBA-në dhe ushtrinë e saj!

Zoti e bekoftë miqësinë dhe aleancën tonë të përjetshme!