Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur ditë më parë në fshatin Letanc të Podujevës, raporton Llapi.info.
Një veturë është përplasur me një shtyllë elektrike, ku për pasojë, kjo e fundit u rrëzua.
Banorët kanë thënë për Llapi.info se shtylla elektrike është rregulluar, por jo edhe telat, të cilët, sipas banorëve, janë poshtë dhe po rrezikojnë fëmijët.
Ata kanë kërkuar nga ekipet e KEDS-it që të intervenojnë në këtë pjesë./Llapi.info







