Ende pa u bërë një muaj që nga vendosja e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, është paralajmëruar heqja e saj.

Një vendim i tillë pritet të jetë ndër të parët që do të marrë Lidhja Demokratike e Kosovës nëse merr kryesimin e Qeverisë së re.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës vlerëson se ndryshimi i masave brenda një periudhe të shkurtër kohore është duke dëmtuar ekonominë në vend, raporton KOHA.

Heqja e të gjitha masave të vendosura ndaj Serbisë ka qenë në vazhdimësi kërkesë e ndërkombëtarëve, në veçanti e emisarit amerikan Richard Grenell.

Por, sipas Jeta Krasniqit nga Institutit Demokratik i Kosovës, pozita e vendit karshi ndërkombëtarëve do të ishte më e fuqishme nëse do të kishte unitet politik në ndërmarrjen e veprimeve ndaj Serbisë.

Heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit kanë qenë pjesë e marrëveshjes mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Ky koalicion u prish në fund të marsit, vetëm pas rreth një muaji bashkëqeverisjeje.