Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është folur edhe për çështjen e mbylljes së terminalit doganor në Merdar, raporton Llapi.info.

Ishte deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu që parashtroi pyetje për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, për vendimin për mbylljen e këtij terminali, duke shtuar se kjo do të shkaktojë probleme të mëdha për biznesit.

Mbyllja e këtij terminali në njërën nga pikat kufitare më të rëndësishme për bizneset nga anë e mbanë Kosova, e sidomos ato që operojnë në territorin e Llapit ka shkaktuar probleme të mëdha në afarizmin e tyre.  60 punëtorë të këtij terminali sot kanë mbetur rrugëve, e qindra biznese sot detyrohen të drejtohen në Prishtinë për të kryer procedurat e doganimit. Kjo jo vetëm që ka kosto më të lartë për ta, por edhe humbje kohe. Pyetja ime z. Ministër është: Pse është mbyllur ky Terminal dhe kur do të hapet përsëri? Pse kjo mbyllje është bërë pa garantuar zgjidhje për bizneset llapjane dhe mbarë operatorët ekonomik që mallrat e tyre i qarkullojnë përmes pikës kufitare në Merdare?”, ka shtuar Zejnullahu.

Pas saj, ministri i MI-së, Liburn Aliu, ka akuzuar Terminalin Doganor “Diana” sh.p.k në Merdar, se nuk i ka përfillur afatet për ri-licencim.

Sipas Aliut, ky terminal ka parashtruar kërkesë për ri-licencim vetëm 18 ditë përpara skadencës, ani pse proceduralisht, siç ka thënë Aliu, do të duhej të bëhej 60 ditë përpara.

Neni specifikon në këtë mënyrë, bartësi i licencës duhet të parashtrojë kërkesën për vazhdimin e licencës 60 ditë përpara se të skadojë afati i vlefshmërisë së licencës. Neni 16 e përcakton afatin kohor kur duhet të parashtrohet kërkesa, pala një fjalë, skadimin e licencës e ka deri më 18.06.2022 dhe kërkesën e ka pashtruar 31.05. Pra, vetëm 18 ditë përpara. Baza dhe arsyetimi për refuzim, proceduralsht, ka. Unë thirrem në pjesën e procedurës të çështjes së licencimit”, ka thënë Aliu./Llapi.info