Lokale - eSIMy

Administrata Tatimore e Kosovës-përkatësisht Divizioni i Lojërave të Fatit, gjatë javës së kaluar ka zhvilluar 30 aktivitete të cilat kanë rezultuar me mbylljen e 11 lokaleve të lojërave të fatit, të cilat aktivitetin e tyre e zhvilluan duke mos iu përmbajtur kritereve të Ligjit për Lojërat e Fatit.

Sipas një njoftimi për media të ATK-së, nga parregullsitë e konstatuara janë lëshuar 13 gjoba, në vlerë prej 54 mijë euro, ku ndër të tjerash është bërë edhe konfiskimi i dy pajisjeve të kësaj veprimtare.

Ky institucion njëherit  i ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.