Realizimi i një filmi ku trajtohet një trekëndësh homoseksual dashurie, mund të jetë një zgjedhje interesante për një shtet, i cili ka të drejta të diskutueshme për komunitetin LGBTQ+, megjithëse situata tani është më mirë, por prapë është i guximshëm dhe përcaktues.

I përzgjedhur si propozim zyrtar i Kosovës për “Oscar” në garën e filmit në gjuhë të huaj, “Martesa” nuk nxjerr nga hija vetëm personazhe homoseksuale, por gjithashtu sjell edhe një industri të talentuarish dhe në lulëzim, e gatshme për t’u përballur me muzikën dhe vallëzimin, përcjell sot Koha Ditore.

“Martesa” nis sikur një film romantik. E takojmë Bekimin (Alban Ukaj) dhe Anitën (Adriana Matoshi), një çift i cili bëhet gati për ditën e martesës së tyre.

I vendosur në Ballkanin e pas luftës civile, mbetjet e një të kaluare me konflikt nuk janë vetëm eksperienca të luftës. Noli (Genc Salihu) shoku i Bekimit kthehet nga Franca dhe hyn në jetën e tij, dhe ne zbulojmë se e kaluara e tyre ka diçka më shumë se sa vetëm miqësi.