Kandidati nga partia FJALA, për kryetar të Podujevës, Xhevdet Maloku ka thënë se gjatë mandatit të tij 4 vjeçar do të punësohen rreth 1700 punëtorë, transmeton Llapi.info.

Sipas tij punësimi i tyre do të bëhet në një fabrikë e cila do të hapet me një partner slloven projekt i cili është në fazën e finalizimit dhe kap blerën e 2 milion eurove.

“Një investim tjetër madh në komunën e Podujevës do të bëhet përmes partnerit tonë slloven me të cilin po ashtu jemi në finalizim të projektit. Ky investim do të jetë ndër më të mëdhenjtë ndonjëherë në komunën e Podujevës i cili ka vlerën e 2 milion eurove dhe të cilat pritet të investohen gjatë dy viteve të para dhe tek vitin e tretë ky investim do të fillojë funksionalizimin. Investimi do të jetë në një fabrikë të produkteve të qumështit dhe në këtë fabrikë do të bëhet gjithashtu edhe prodhimi i jogurtëve me fruta por veçanti e saj do të jetë prodhimi i akulloreve dhe për të cilën sipas investitorit do të jetë një ndër produktet që Kosova do të njihet ndërkombëtarisht dhe do të jetë krenar për të dhe për të cilin qysh tash është siguruar tregu evropian. Në këtë fabrikë është paraparë që të punësohen rreth 1400 punëtorë në vitin e tretë të qeverisjes sime ndërsa, në vitin e katërt të qeverisjes sime do të bëhet punësimi i plus 300 punëtorëve. Pra gjithsej do të jenë 1700 punëtorë gjatë mandatit tim 4 vjeçar”, ka thënë Maloku./Llapi.info