Kandidati i partisë Fjala në Podujevë Xhevdet Maloku ka demantuar kryetarin Veliu për mos funksionimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare 24 orë, në Lluzhan, Kërpimeh dhe Orllan.

Maloku i cili vjen nga Lluzhani thotë që në Lluzhan nuk funksionon 24 orë dhe me ardhjen e tij në krye të Podujevës do ti funksionalizoj këto tri qendra si dhe qendrën e maternitetit për 24 orë.

“Po më vjen çudi nga kryetari qysh thotë 24 punon Qendra e Mjekësisë Familjare sidomos në Lluzhan ku unë banjo atu që s’është e vërtetë aspak. Ne do ta funksionalizojmë QKMF 24 orë në Lluzhan, Kërpimeh dhe Orllan të cilat asnjëra nuk janë 24 orë, këtë e dinë qytetarët më mirë. Pastaj do të jetë funksionalizimi i maternitetit, 24 orë. Deri në ora 20:00 punon. Gratë shtatëzëna për një komplikim më të voglin duhet të kërkojnë ndihmë në QKUK.”, tha Maloku

Më poshtë ndiqeni videon: