Lokale - eSIMy

Njëri nga ish-komandantët e UÇK-së, Nuredin Lushtaku përmes një letre publike, u është drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, prokurorit Sylë Hoxha dhe ish-prokurorit Elez Blakaj, për të mësuar arsyen se pse ai është në aktakuzë për listat e veteranëve të luftës.
“A mundeni të më jepni një sqarim publik përse unë ndodhem në aktakuzë, për shkak se unë kam marrë pjesë në vetëm një mbledhje të Komisionit Qeveritare për Verifikimin e Veteranëve, nga njëzet e nëntë (29) mbledhje sa janë mbajtur gjithsejtë, që ka qenë mbledhja nr.26, e në të cilën nuk kemi aprovuar asgjë. Ndërsa, në diskutim në atë mbledhje ka qenë e ashtu quajtura Brigada “Hasan Prishtina” për të cilën unë kam deklaruar se nuk ka ekzistuar gjatë luftës dhe nuk kam pranuar që ajo të aprovohet, për çka ekzistojnë dëshmitë e deklarimit tim (te cilën i’a bashkangjes këtij reagimi)”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e tij “Facebook”.

Ish-komandanti i UÇK-së, Nuredin Lushtaku përmes këtij reagimi ka ripotencuar se ai ka marrë pjesë vetëm në një mbledhje. “Pra, unë kam marrë pjesë në vetëm një mbledhje nga njëzet e nëntë (29) sa janë mbajtur gjithsejtë, në të cilën kam zëvendësuar Sami Lushtakun, ish Komandantin e ZO të Drenicës”, tha ai.