Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, nuk ka marrë pjesë në votimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma-AKR dhe komunitetet.
Kjo pyetje iu dërgua anëtarëve të KP-së së LDK-së nga kryetari Isa Mustafa në rast se i jepet mandatari për formimin e qeverisë së re, njofton Klan Kosova.
“Nuk kam marrë pjesë në votim. Për qëndrimin tim, nuk mund të flas tani”, ka thënë Abdixhiku për klankosova.tv.
Po ashtu, klankosova.tv merr vesh se edhe ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, nuk ka marrë pjesë në këtë votim.
Nga 124 anëtarë aktualë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.