Mosgjetja e një zgjidhje nga komuna e Podujevës për ujërat e zeza dhe mbeturinat në fshatin Sibofc ka bërë që lumi Llap të bëhet në gjendje të mjerueshme, thonë banorët e asaj ane, transmeton Llapi.info.

Kjo sipas banorëve, ata po rrezikohen për përhapjen e ndonjë epidemie.

Banori (emër i njohur për redaksinë) nga fshati Sibofc tha se kjo gjendje çdo vit po përkeqësohet sepse ujërat e zeza dhe mbeturinat nga fshatarët hidhen në lum pasi që komuna nuk ka gjetur zgjidhje që 10 vite.

“Lumi Llap i cili kalon nëpër fshatin Sibofc i Epërm është ne gjendje të tmerruese dhe është duke u bërë kërcenim për përhapjen e ndonjë epidemie këtu ne fshat. Ky Lum siç tregojnë të moshuarit, kohë më parë është përdorur për freskim nga fshatarët të cilët janë larë në të. Ka 10 vite që ky Lum është në këtë gjendje dhe gjdo vit vetëm përkeqësohet. Të gjitha ujërat e zeza dhe mbeturinat nga fshatarët hidhen në këtë lum sepse komuna nuk ka gjetur zgjidhje tash e 10 vite. Po ashtu, fabrikat dhe thertoret të cilat hedhin mbeturinat në lum e kanë ndalesën mu në këtë pjesë.”, tha ai.

Më tej ai thotë se nga ora 19:00 nuk munden ti hapin as dritaret sepse kundërmon erë e keqe.

“Lumi është shndërruar në kanalizim sepse këtu nuk qarkullon më uji i lumit por vetëm ujërat e zeza. Era e rendë e cila vije sidomos nga ora 7-të e mbrëmjes po na e pa-mundëson hapjen e dritareve gjatë ditëve të verës. Uji siç shihet në pamje ka marrë totalisht ngjyrën e zezë.”, shton ai.

Banorët thonë se janë harruar nga kryetari dhe se janë lodhur me premtime. Sipas tyre nëse nuk ndërmerret dicka lidhur me këtë, ata thonë se duhet vetëm të shpërngulen nga ky fshat.

VIDEO: