Lupç/Podujevë, 3 shkurt – Lumi Llap ka dalë nga shtrati në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës, duke vërshuar arat përreth.

Dëmet nuk llogariten të jenë të mëdha, pasi një pjesë e arave nuk mbillen fare për shkak të vërshimeve të shpeshta në këtë vend.

Niveli i ulët i shtratit bën që sa herë që ka pak reshje, në të njëjtin vend të ketë edhe vërshime, raporton koha.net.