Shkruan: Shemsi Jashari

Se Isa Mustafa, është politikan me përvojë është e ditur, se është njëri që iu ka mbijetuar të gjitha sistemeve edhe kjo dihet. Por se është aktor i mirë nuk është se e kanë ditur shumë deri tani kur po shihet qartë loja e tijë politike e mbuluar me aktrim.

I shtyrë në moshë dhe me probleme shëndeti, ai e ka kuptuar se është i kufizuar të bëjë lëvizje në publik dhe të sfidohet me shumë njerëz, prandaj mjeshtrisht në skenarin e tij ka futur dy personazhe, që përfaqsojnë dy gjenerata të vjetrit dhe të rinjtë.

Personazhi i parë, Agim Veliu përfaqëson të vjetrit, që kanë pasur fatin të njihen e punojnë me ish presidentin Rugova dhe që ka një ndikim brenda strukturave të partisë, për ta arsyetuar “Frymen Rugoviane”. Agimi perfaqëson atë gjeneratë që në publik kanë sharë PDK-në dhe krahun e luftës, e kanë akuzuar për të gjitha të zezat e pasluftës, kanë mbledhur dëshmi e akuzuar, ndërsa pas perdës kanë bashkëpunuar me PDK-në, dhe krahun e luftës për të ndarë pushtetin e për të vjedhur bashkë tani e 20 vite. Sa herë që Hashim Thaçi është zënë ngusht për vota, LDK-ja e ka shpëtuar.

Së fundmi ishte LDK që e bëri Hashim Thaçin-President dhe Shefin e SHIK Kadri Veselin- Kryetar Kuvendi!

Personazhi i dytë, Vjosa Osmani e cila supozohet se “përfaqëson” gjeneratën e re dhe të shkolluarit, të cilët mundë ti bindë se LDK-ja, po ndryshonë. Vjosa Osmani që në public njihet si guximtare dhe si politikane që ka kundërshtuar disa herë vetë kryetarin e partisë ,duke mos e votuar dhe duke e quajtur kryetar jo legjitim.

Sipas skenarit për të ua marrë votat qytetarëve kur i duhen aktivizon ftyra të reja siç ishte Vjosa Osmani, që nuk kanë gjynahe dhe pas zgjedhjeve i futë në lojë ata që dinë më së miri ta bëjnë lojën, Agim Veliun, Lutfi Hazirin dhe të vjetrit që kanë bërë pazare me PDK-në, gjithmonë.

Dhe për çudi, skenari i Isa Mustafës ka ecur për mrekulli, dy personazhet e përzgjedhura nga ai për të luajtur lojën e tij, kanë funksionuar mirë. Këtë skenar e përdori Isa Mustafa së paku në dy raste herën e parë në zgjedhje të brendëshme dhe herën e dytë tani në zgjedhjet nacionale.

Isa Mustafa, herë e mbështet publikisht njërin krah herë tjetrin ashtu siç i duhet atijë, por gjithmonë me gjeneratën e vjetër i ka planet dhe pazarët. Ai ka eleminuar Vjosa Osmanin nga gara e brendëshme për kryetare të partisë, duke aktivizuar të vjetrit (Lutfi Hazirin) për të shprehur ambiciet dhe kur u bënë problem përplasjet mes tyre ai doli shpëtimtari i LDK-së, dhe u “sakrifikua” duke u bërë vet kryetar partie.

Kështu Isa Mustafa eleminoi të dyja kampet dhe vetë mbeti në skenë edhe pse të gjithë e dinë se do të duhej të iu lëshohej rruga gjeneratës së re.

Tani në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, e luajti lojën e njejtë njëherë e nxiti Lutfi Hazirin, për të dal publikisht për kandidat për kryeministër dhe kur ai doli, fshehtas nxiti edhe Vjosa Osmanin të shprehte ambicjet për kryeminstre.

I la të shtyheshin deri në masën sa mati opinion publik që tregoi se është pro Vjosa Osmanit dhe pastaj e ofroi ngat vetës Vjosën (një kundërshtare publike) dhe e joshi me nominim për kryeministre duke e futur borgj për ta demantuar vetën, për krejt çfar kishte thënë kundër tij dhe për ta lavdëruar Isa Mustafën si kryetar që jep hapësirë gjeneratës së re.

Isa Mustafa me këtë veprim të kalkuluar mirë, deshi të tregon se, Vjosa Osmani nuk ka parime dhe e ka për interes të vetin kundërshtimin e strukturave të vjetra të LDK-së, e jo për vendin e për LDK-në, sepse posa mori mbështetjën u plaua dhe nuk foli më. Ajo që e quante Isa Mustafën “kryetar jo legjitim” dhe nuk e votoi kur ai u bë kryeministër tani ndërroi qendrim. Për Vjosa Osmanin si me shkop maxhik të gjithë u bënë të mirë nga të vjetrit e LDK-së.

Zgjedhjet e 6 tetorit u kryen dhe tashmë Lëvizja Vetëvendosje ishte e para, kjo ndryshoi shumë ne skenën politike. E përsëri Isa Mustafa, aktivizoi skenarin e ri me përsonazhe të vjetra, Vjosa Osmani për koalicion, e Agmin Veliu kundër koalicionit. Herë publikisht e herë fshehtas opinioni publik u mësua me qendrime “pro e kundër” koalicionit. Isa Mustafa vetëm shikonte realizimin e skenarit të tij të ri dhe priste gabimin e Lëvizjës Vetëvendosje, për të goditur e djegur në të njëjtën kohë dy figura shumë të popullarizuara njëra brenda partisë së vetë Vjosa Osmanin dhe tjetra figurë e kundërshtarit deri në armiqësi z. Albin Kurtin.

U deshtën 100 ditë pas qertifikimit të zgjedhjeve, për të negocionuar e aktruar derisa në fund nga të dyja palët kemi një qasje që, shihet se ska besim dhe ska vullnet për të bërë koalicion mes vete. Në lojën e Isa Mustafës pa dashje u përfshinë edhe Albin Kurti e Lëvizja Vetëvendosje.

Por çka mund të themi në fund është se, Isa Mustafa e ralizoi një skenarë 100% me sukses arriti ta devalvoj dhe defaktorizoj Vjosa Osmanin, duke ua dëshmuar publikut se ajo nuk pyetet për asgjë në LDK dhe se ajo ska shansë që të marrë timonin e LDK-së edhe sikur 500 miij vota ti ketë.

Pastaj fajin publik për këtë sjellje të LDK-së, ia ngarkoj Agim Veliut si kundërshtar dhe pengues i reformës brenda partisë dhe pengues ndryshimit në qeverisje pa PDK-në, duke dalur para elektoriatit të LDK-së, se ky (Isa Mustafa) është parimor po e ruan unitetin e partisë për të mos u ndarë sërish dhe se nuk po e lejonë nënshtrimin para Albim Kurtit të LVV-së.

Pastaj, Albin Kurtin e detyroi të pranoj publikisht se për të marrë pozitën është i gatshëm të bëjë kompromise dhe të shkel premtimet e veta për shumë çështje e ndër to edhe shtimin e numrit të ministrive, propozim ky që u refuzua nga LDK-ja, me arsyetimin se nuk shkel në parime dhe nuk bënë pazare.

Ajo çka ka mbetur ende në skenarin e mjeshtrit Isa Mustafa, është ta djeg edhe Glauk Konjufcën, figurën kryesore pas Albin Kurtit nëse LVV-ja, pranon ta shkarkoj nga pozita e kryetarit të Kuvendit edhe pse vet LDK e ka votuar.

Bazuar në këto dhe në shumë tjera veprime del se, Isa Mustafa është lojtar i madh politik ai ndërron strategji politike sipas rrethnave por kurr nuk e ndërron qëllimin. Edhe pse, dijet e veta nuk i ka shfrytëzuar për të mirën e vendit por për interesa të veta.