Asambleisti nga radhët e AAK-së në komunën e Podujevës, Nexhat Llumnica ka reaguar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi duke thënë se temat e zhvilluara deri më tani nuk kanë qenë në favor të shtetit të Kosovës pasi që sipas tij, gjithcka që është biseduar ka qenë në favor të Serbisë, njofton Llapi.info.
Sipas Llumnicës thirrja nga BE për të vazhduar dialogun me Sebinë është një fyerje për institcuionet dhe qytetarët e Kosovës duke kërkuar unitet dhe jo përqarje mes partive politike në Kosovë lidhur me bisedimet me Serbinë.
Më tej Llumnica ka shkruar se ky pushtet sipas tij nuk është i pergatitur se çfarë të bisedohet me Serbinë.
“Çdo temë e dialogut deri më tani me Serbinë asnjë nga këto tema nuk kanë qenë në favor të shtetit të Kosovës,gjithçka është biseduar për favor të Serbisë qeshtje të mbrendëshme të Kosovës dhe nisur nga ky fakt ne çdo ditë e më shumë vetëm se po humbim dhe se politika shqiptare e Kosovës në pushtet nuk është e përgatitur çfarë të Bisedohet më Serbinë”, shkruan Llumnica.
Shkrimi i plotë i Llumnicës:
Dialogu me Serbinë me Prapaskenë
Si gjithëhere dialogu me Serbinë ka sjellë polemikat e tij në mes të partive në pushtet dhe opozitës,por kurrë njeher nuk është analizuar se çfarë do të bisedohet dhe në favor të kujt është dialogu pas shpalljes së pavarësisë dhe vërtetësisë nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Serbia e vetëdijshme se bisedimet pas pavarësisë janë në favor të tyre dhe se ata nuk kanë çfarë të humbasin sepse Kosova ka arritur synimin e vetë final ndarjen përfundimisht nga Serbia dhe pavarësinë e vetë dhe kjo është arsyeja e vetme që Serbia Kosovën e ka humbur me luftë por atë që nuk ka arritur me luftë donë të coptojë me dialog.
Çdo temë e dialogut deri më tani me Serbinë asnjë nga këto tema nuk kanë qenë në favor të shtetit të Kosovës,gjithçka është biseduar për favor të Serbisë qeshtje të mbrendëshme të Kosovës dhe nisur nga ky fakt ne çdo ditë e më shumë vetëm se po humbim dhe se politika shqiptare e Kosovës në pushtet nuk është e përgatitur çfarë të Bisedohet më Serbinë.
Derisa Serbia nuk e respekton Kosovën si shtet si mund të ketë një dialog konstruktiv dhe njekohesisht të krijojmë një stabilitet të marrëdhënieve dypalëshe.
Bashkimi Evropian është e interesuar që Serbinë të shkëpusë nga ndikimi i Rusisë dhe ketë tentojnë të realizojnë qoftë edhe duke i përmbushur disa nga ambiciet shoviniste të Serbisë ndaj Kosovës dhe Shqiptareve dhe kjo është arsyeja pse ata bejnë presion për dialog për kompromise të mëtejshme mbrenda shtetit të Kosovës.
Kosova sot ka nevojë për një unitet sa më të madhë përballë situatës aktuale,thirrja e bashkisë ndërkombëtare për dialog edhe pas rezolutës për pezullimin e bisedimeve është një fyerje për institucionet dhe qytetarët e Kosovës dhe njekohesisht le te kuptohet se ka për qëllim që Serbia edhe më tej ti realizojë objektivat e veta mbrenda Kosovës duke shfrytëzuar mentalitetin e politikës Evropiane që Serbia ti bashkohet bashkimit Evropian dhe të shkëpusë nga ndikimi i Rusisë.
Politika shqiptare e Kosovës nuk duhet të kemi përqarje përballë kësaj situate por ti themi jo dialogut politik mes Serbisë dhe njekohesisht të krijojmë kushtet për një sovranitetin e plote të Kosovës.




