Llapjanët kanë rënë në “hall” me sorrat të cilat në mbrëmje qëndrojnë në pjesën e parkut të qytetit. Kjo pasi që sipas tyre qytetarëve të Podujevës është e pamundur që në mbrëmje të kalohet nga parku nga jashtëqitjet e sorrave.
Për këtë komuna e Podujevës sot ka vendosur t’i shkurtoi drunjtë në parkun e qytetit për evitimin e kësaj dukurie.
Zëdhënësi për media në komunën e Podujevës Nazmi Elezi para pak ditësh ka pranuar për Llapi.info se sorrat që po qëndrojnë afër parkut po ndotin hapësirën dhe trotuaret.
Sipas tij, komuna edhe më herët kishte marrë masa për këtë duke vendosur drita për largimin e tyre, ndërsa tani sipas tij do të bëhen shkurtimi i drunjve.
“Është e vërtetë se qorrat të cilat po qëndrojnë në drunjtë afër parkut të qytetit po ndotin hapësirën, trotuaret. Vitin e kaluar komuna ka vendosur disa drita në disa drunjë në mënyrë që të bëhet largimi i tyre, janë tregua pakashumë efikase. Ndërsa sivjet presim që të vendosim ato drita por edhe presim të bëjmë edhe një kitje të drunjve”, ka thënë Elezi.
Megjithëse në komuna të tjera kanë gjetur edhe forma përmes pajisjeve të ndryshme të cilat lëshojnë sinjale nga të cilat largohen sorrat, në komunën e Podujevës kjo nuk ka ndodhur.
Megjithatë, nga zyra për informim në komunën e Podujevës kanë thënë se nëse nuk funksionon kjo formë për t’i larguar sorrat, do të kërkojnë forma tjera./Llapi.info.
Foto para:
Foto duke i shkurtuar pemët:










