Skuadra nga Podujeva KF Llapi nga nesër do t’i intensifikojë përgatitjet nga dy herë në ditë, njofton Llapi.info
Por, për ta bërë këtë ekipi i Bylbyl Sokolit do të zhvendoset në qendrën stërvitore në Banjë të Pejës.
Siç thuhet në njoftimin e klubit, Llapi do të qëndrojë në Pejë përgjatë dy javëve.
“Skuadra e Llapit përgaditjet për edicionin e ri nga nesër për dy javë do i vazhdoj në Banjë të Pejës në kompleksin “Onix”. Futbollistët stërvitjen e nesërme do ta kryejnë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në mëngjes dhe pasdite skuadra merr rrugë për në Pejë. Kushtet e favorshme për punë që i ofron ky kompleks me hotelin dhe fushën sintetike do e ndihmojnë skuadrën dhe stafin të përgaditen edhe më mirë para fillimit të edicionit të ri të Vala Superligës”, thuhet në njoftimin e klubit./Llapi.info






