Klubi futbollistik Llapi sot përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook u ka bërë një thirrje përkrahësve të këtij klubi në derbin e ditës së nesërme në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, njofton Llapi.info.

Klubi bardh e kaltër ka thirrur tifozët që të përkrahin klubin e zemrës, klub për të cilin u bënë sakrifica të mëdha për ta ndërtuar.

Përveç kësaj,  ky klub shprehet i pa kënaqur edhe për pozitën në të cilën gjenden në tabelë duke shkruar se “ne pasardhësit e Puro Llapjanëve jemi gabimisht në këtë vend në tabelë!”

“Eja, tregoje veten ti qytetari Llapjan, pasardhësi i gjakut të Luftëtarëve, atyre që themeluan Klubin. Eja tregoje veten ti pasardhësi i atyre që ndërtuan te parët fusha dhe Stadiume të historisë dhe Lavdisë!
Hidh një bluzë të kaltër krahëve, merr një shok, një mik, një të vogël dhe tregoj se ne pasardhësit e Puro Llapjanëve jemi gabimisht në këtë vend në tabelë!
Ata që janë në fushë e kanë treguar se nuk humbasin ndaj një kundërshtari të tillë! Nesër, më shumë se kurrë besojmë tek këta djem!”, thuhet në statusin e bardh e kaltërve.

Kujtojmë se nesër Llapi pret në shtëpi Gjilanin prej orës 14:00./Llapi.info