Altin Merlaku është lojtari më i ri i Llapit.
Me të filluar fazën përgatitore të dimrit, Llapi ka prezantuar në radhët e veta sulmuesin e krahut të majtë, Altin Merlakun i cili erdhi nga Besa.
Llapi bën të ditur se Altin Merlaku do veshë fanellën bardhekaltër për një vit.
Merlaku, 24 vjeç, ka shfaqur performanca të shkëlqyera me Besën gjatë edicionit vjeshtor, duke shënuar 3 gola. /Gazeta Express/