Skuadra nga qyteti i Podujevës, KF Llapi sot duke filluar nga ora 16:00 do të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Vëllaznisë së Gjilanit në kuadër të Vala Superligës së Kosovës, njofton Llapi.info.

Llapi në këtë takim shkon i motivuar në shtëpi të Vëllaznisë pasi në përballjen e kaluar fitoi me rezultat 1- 0 ndaj Drenicës në ‘Zahir Pajaziti’ të Podujevës.

Bardh e kaltrit gjenden në vendin e 3- të me 48 pikë, një më shumë se Trepca’ 89 dhe Liria./Llapi.info