Lokale - eSIMy

Llapi ka shënuar fitore në udhëtim te Ulpiana me rezultat të pastër 0-2, në javën e 28-të të Superligës së Kosovës në futboll, raporton Llapi.info.

Ekipi nga Podujeva ishte më dominues në këtë ndeshje. Llapjanët golin e epërsisë e gjetën ë minutën e 36’, me anë të Dardan Jasharit, i cili realizoi pas asistimit të Elvis Prençit.

Me rezultat minimal 1-0 në të mirë të mysafirëve nga “Zahir Pajaziti”, u mbyll pjesa e parë e zhvilluar në Lipjan.

Edhe në të dytën, ishin llapjanët më këmbëngulës. Ishte Festim Alidema që arriti ta tund rrjetën e lipjanasve, kur po zhvillohej minuta r 77’, për të ngritur shifrat në 0-2. Njëherësh ky ishte edhe epilogu përfundimtar i kësaj ndeshje.

Pas kësaj fitoreje, Llapi tani ka 44 pikë dhe vazhdon të jetë në pozitën e katërt në tabelë, ndërkohë që Ulpiana ka 24 sosh dhe radhitet në pozitën e parafundit.

Llapi të mërkurën zhvillon një nga ndeshjet kryesore ndaj Prishtinës, në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Kosovës. Për këtë, klubi nga Podujeva ka vendosur që hyrja të jetë falas për tifozët llapjanë. Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 në të mirë të kryeqyteasve./Llapi.info