Skuadra nga Podujeva, KF Llapi, sot ka zyrtarizuar transferimin e radhës, shkruan Llapi.info.

Mesfushori me tipare defanzive, Andi Kabashi është futbollist i ri i skuadrës nga “Zahir Pajaziti”.

Sipas njoftimit, Kabashi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e Llapit.

Njoftimi i plotë:

Mirësevjen Andi Kabashi

Mesfushori me tipare defanzive, Andi Kabashi nënshkruan për tri-vite me Llapin.

19-vjeçari i lindur më 2 korrik 2003 është produkt i Shkollës së Futbollit Ballkani, klub me të cilin u paraqit deri në gjeneratën U-17 dhe më pas për dy-vite luajti tek skuadra prizrenase, A&N.

Kabashi vjen në skuadrën tonë si një futbollist me potencial për të ardhmen e klubit, pasi që edhe krijimi i Ligës U21 do u mundësoj futbollistëve që të kenë hapësira si në ekipin senior ashtu edhe në atë U-21.

Në mungesë të Drejtorit të ri Sportiv, Mentor Zhdrella i cili mungoi për arsye familjare, prezantimin e Kabashit e bëri Shefi i shtabit teknik, njëherit Drejtori i përgjithshëm, Tahir Batatina./