Ekipi i Tahir Batatinës ka zhvillur duelin e rradhës kontrollues në Antalia të Turqisë, derisa u ndesh me ekipin rumun FC Hermannstadt, që bën gara në Ligën e Dytë.

Me formacion jo të kompletur kampionët dimëror të Vala Superligës pësuan humbje me rezultat 3-0.

Olivian Surugiu me dy gola dhe Bogdan Rusu me një tjetër ishin futbollistët që realizuan për ekipin rumun.

Duhet theksuar se Llapi nuk luajti me përbërje të kompletur pasi pushoi disa nga lojtarët titullarë./Gazeta Sheshi/