Klubi i Llapit ka nisur merkaton e verës, duke nënshkruar sot me sulmuesin brazilian, Alsef Firmino Dos Anjos, njofton Llapi.info.

Braziliani ka nënshkruar sot kontratë 3-vjeçare në ambientet e klubit nga Podujeva.

“Podujevë, 3 maj 2021 – Skuadra e Llapit ka arritur t’i siguroj shërbimet e sulmuesit të qendrës nga Sau Paulo i Brazilit, 23 vjeç, Alef Firmino Dos Anjos. Sulmuesi Alef Firmino Dos Anjos ishte bashkuar me skuadrën nga muaji prill i këtij viti dhe pas performancës së treguar ka bindur drejtuesit ta kenë pjesë të skuadrës për edicionin e ri garues. Ai së fundmi ishte pjesë e Ligës së Dytë të Kroacisë tek skuadra e NK Dubrava ZG, kurse performancat më të mira i kishte sa ishte pjesë e skuadrës, NK Nasice, ku për 26 ndeshje kishte arritur shifrë e 20 golave dhe 8 asistimeve gjatë edicionit 2019/20. Gjatë vitit 2020 ai ishte shpallur sulmuesi më i mirë në Zagreb gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës NK Nasice. Ky transferim u bë i mundur me ndërmjetësim të menaxherit Arbenit Sinani”, thuhet në njoftimin e klubit./Llapi.info

May be an image of 2 people, people standing, people sitting and indoor