Ekipi nga Podujeva, KF Llapi ka prezantuar sot në radhët ë veta mesfushorin nga Meksika, Francisco Rivëra, raporton Llapi.info.

Prezantimi i 26-vjeçarit është bërë sot në ambientet ë klubit nga Podujeva, derisa i njëjti ka nënshkruar më klubin kontratë njëvjeçare.

“Mesfushori ofensiv bashkohet me klubin para fillimit të përgatitjeve për garat evropiane dhe nënshkruan kontratë 1 vjeçare! Podujevë, 6 qershor 2021 – Skuadra e Llapit është përforcuar me mesfushorin nga Meksika, 26 vjeçarin Francisco Rivera. Sot klubi dhe futbollisti arritën akordin për bashkëpunim deri më 2022. Francisco Rivera, i lindur më 23.09.1994 në San Luis Potosí. 26 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Mineros de Zacatecas me të cilët pati 20 paraqitje, 4 gola e 1 asistim, ndërsa në total për këtë klub numëron gjithsejt 71 paraqitje, 6 gola e 6 asistime. Klubet tjera ku Francisco Rivera ka bërë karrierë janë: CF América, Monagas SC, Alebrijes de Oaxaca, CF Atlante, Querétaro FC dhe Tiburones Rojos de Veracruz. Francisco Rivera përforcon radhët e skuadrës në prag të ndeshjeve evropiane dhe kampionatit të ri. Rievera shihet si përforcim që do t’i ndihmoj skuadrës të ketë paraqitje të mira në Evropë si dhe në kampionatin e ri të Superligës”, ka njoftuar klubi.

Duhet theksuar së Llapi ka prezantuar deri më tani disa lojtarë, si përforcime për garat evropiane që pritët t’i zhvillojë në korrik./Llapi.info