Lokale - eSIMy

Llapi ka shënuar fitore 1-2 ndaj Trepçës 89’ në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll, raporton Llapi.info.

Llapjanët e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke shënuar gol qysh në minutën e 8’ të takimit me anë të sulmuesit Ahmed Januzit.

Pas këtij goli, të dyja skuadrat patën disa raste shënimi, mirëpo që s’u konkretizuan me gol. Me rezultat 0-1 u mbyll pjesa e parë në “Riza Lushta” të Mitrovicës.

Me të nisur pjesa e dytë, djelmoshat e Tahir Batatinës ngritën shifrat në 0-2, me anë të Valmir Veliut.

Nikoqirët arritën të ngushtonin epërsinë në 1-2 në minutën 72’, njëherësh ky ishte edhe epilogu përfundimtar i ndeshjes.

Me këtë fitore, tashmë Llapi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës./Llapi.info