Ekipi nga Podujeva, KF Llapi ka arritur t’i marrë tri pikë të plota në udhëtim te Gjilani, duke triumfuar me rezultat të pastër 0-2, raporton Llapi.info.
Pas shumë përpjekjeve, në minutën e 19’ u shënua goli i parë. Ishte Edon Sadriu u shërbye bukur afër zonës dhe me në goditje të bukur shënoi 1-0.
Pas golit Llapi kishte raste me Arbnor Ramadanin dhe Kastriot Selmanin, por që s’u finalizuan. Gjilani rrezikoi me Arbër Çyrbjen, dy herë, por pa sukses.
Me të filluar pjesa e dytë Llapi e gjeti dhe golin e dytë. Ishte sërish Edon Sadriu që shënoi për 2-0 në minutën e 55’, për t’ia siguruar Llapit pikët e plota në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, Llapi gjendet në pozitën e pestë me 37 pikë të tubuara, ndërkohë që Gjilani mbetet në vendin e katërt me 43 pikë. Në xhiron e radhës, Llapi pret në “Zahir Pajaziti” Trepçën 89’, kurse Gjilani i shkon Ballkanit./Llapi.info






