Lokale - eSIMy

Ekipi nga Zahir Pajaziti, KF Llapi ka realizuar fitore solide ndaj Trepçës ’89 me rezultat 5-0, raporton Llapi.info.

Pjesa e parë e duelit u mbyll me rezultatin 3-0, me dy golat e Sadriut dhe një gol të Hysenit.

Klubi nga Podujeva ishte skuadër më e mirë edhe në pjesën e dytë, ku realizoi dy gola tjerë, fillimisht me Elvis Prençin dhe pastaj e “turpëroi” kundërshtarin me golin e pestë – që u realizua nga Aliu.

Me këtë fitore, Llapi tashmë ka 8 pikë dhe radhitet në pozitën e parafundit, derisa mitrovicasit kanë 14 sosh dhe pozicionohen në pozitën e gjashtë.

Në duelin e radhës, Llapi i shkon Ballkanit, ndërkohë që Trepça ’89 pret Prishtinën./Llapi.info