Llapi ka barazuar si vendase ndaj Feronikelit me rezultat 1:1, njofton Llapi.info
Skuadra llapjane e nisi mirë ndeshjen ku realizoi në minuten e 6’ përmes Egzon Sinanit që realizoi me kokë pas harkimit nga e majta.
Mirëpo, Feronikeli u përgjigj menjëhere me anë të mbrojtësit Mendurim Hoti që shënoi në minuten e 11’.
Me këte rezultat skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në pjesën e dytë përkundër rasteve nuk pati asnjë gol.
Me këtë barazim Llapi mbetet në pozitën e parë me 27 pikë, derisa Feronikeli tubon 23 pikë në pozitën e pestë./Llapi.info