Kampioni i stinorit Llapi, ka qëndruar në Antalia të Turqisë, për fazën finale të përgatitjeve për stinorin e ri të garave të Superligës, njofton Llapi.info

Gjatë qëndrimit në Turqi Llapi zhvilloi 3 ndeshje ndërsa nesër zhvillon edhe ndeshjen miqësore të fundit gjatë kampanjës në Antalia ndaj skuadrës bullgare, FC Septemvri.

Kujtojmë se gjatë këtij qëndrimi në Turqi, Llapi arriti të fitoj miqësoren e parë kundër rusëve Dinamo St. Petersburg. Ndërsa, u mund nga juniorët e klubit të njohur ukrainas Shakhtar, dhe ekipit rumun FC Hermannstadt/Llapi.info