Llapi ka fituar bindshëm derbin ndaj Ballkanit me rezultat 5-3, shkruan Llapi.info.

Në pjesën e parë të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi shënoi tri herë, kurse mysafirët nga Theranda dy herë.

Serinë e golave e golave e hapi Hamdi Namani kur po zhvillohej minuta e 7’. Vetëm nëntë minuta më vonë, Muhamet Hyseni realizoi për 2-0.

Mysafirët u kundërpërgjigjen shpejtë, duke barazuar rezultatin në 2-2. Llapi shkoi në pushimin mes pjesëve me epërsi prej një goli, ku Hamdi Namani shënoi për 3-2.

Pjesa e dytë foli në të mirë të llapjanëve që shënuan edhe dy herë. Ishte Muhamet Hyseni që u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 74’ për rezultatin 4-2.

Ahmed Januzi ngriti shifrat në 5-2, ndërkohë që krejt në fund të ndeshjes, Ballkani ngushtoi epërsinë në 5-3.

Me këtë fitore, Llapi arrin në kuotën e 31 pikëve dhe pozicionohet në vendin e dytë, shtatë më pak se Ballkani që gjendet në pozitën e parë.

Në xhiron tjetër, Llapi i shkon Lirisë së Prizrenit, e në anën tjetër, Ballkani pret Prishtinën./Llapi.info