Dyzet e katër personat që janë testuar dje dhe që kanë dal negative, sot janë liruar, ndërkohë, po pritet kthimi i 107 personave që sot udhëtojnë nga Zvicra dhe të cilët do të vendosen për 14 ditë në karantinë në konviktet e Qendrës Studentore në Prishtinë.

Drejtori i Qendrës së Studentë, Fatmir Sfishta ka deklaruar se personat e liruar sot do të qëndrojnë edhe 14 ditë në vetizolim në shtëpi.

“Të gjithë personat që dje janë testuar 44 prej tyre që kanë dal negative, fatmirësisht sot janë liruar dhe kanë shkuar nëpër shtëpitë e tyre edhe për. Një vetë izolim 14 ditor në shtëpitë e tyre…. Ne sot presim një kontingjent të bashkëqytetarëve tanë të cilët udhëtojnë nga Zvicra janë 107 prej tyre dhe sipas planifikimeve dhe njoftime e që kemi diku nga ora 13:00 apo 14:00 do jenë në Prishtinë”, tha ai.

Sipas tij, në konvikte janë edhe 256 persona dhe se gjendja e tyre është shumë e mirë.

“Kemi edhe 256 persona që janë në konviktet e studentëve…në këtë kohë po respektohen në masën më të madhe fatmirësisht edhe këta të karantinuarit po e kuptojnë që të gjitha ato rekomandime që jepen nga ekipet mjekësore dhe IKSHP po respektohen në masë të madhe nga të karantinuarit…gjendja e tyre është shumë e mirë, pasi që me ushqime më të gjitha ato që kanë nevojë dhe kanë edhe kontrolle dhe në raste të veçanta kanë numra të telefonit ku mund të thërrasin për ndonjë problem shëndetësor janë ekipet mjekësore dhe i vizitojnë”, tha ai.

Ndërkohë, bëri të ditur se nesër do të vjen edhe një kontingjent tjetër nga Serbia.

“E kemi të konfirmuar edhe një kontingjent nesër nga Serbia të cilët janë diku rreth 120 persona të cilët sipas njoftimeve do jenë në Prishtinë”, tha ai. Ai ka folur edhe për ushqimin në karantinë. “Sasia nuk është ndryshuar vetëm dy racione janë bashkuar racionin drekë-darkë u jepet menjë herë dhe racioni i mëngjesit, drekës është i njëjtë nuk ka zvogëlime të sasisë apo i cilësisë por vetëm dy racione janë bërë bashkë dhe u servohen menjëherë, racioni i mëngjesit-drekës është i njëjtë…qëllimi ka qenë racionaliteti i kohës sepse kur u shërbeheshin tri herë iu binte shpesh dhe hedhej shumë ushqim dhe të kursejmë rroba mbrojtëse sepse në momentin që shtrohet një vakt rreth 30 rroba, masa mbrojtëse”, tha ai./RTV21