Skuadra llapjane ndeshjen e radhës do ta luaj kundër Lirisë, njofton Llapi.info.

Kjo ndeshje nis nga ora 14:00 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Llapi dhe Liria janë ndeshur 10 herë në kampionat , ku Llapi ka bilanc dukshëm më të mirë me 7 fitore, kurse Liria 3 fitore, në kuadër të “Vala Superliges”.

Kujtojmë se skuadra e Llapit, deri më tani kryeson si lidere në Superligë, pas fitorës kundër Flamurtarit që u zhvillua të dielën në stadiumin e qytetit./Llapi.info