Lokale - eSIMy

Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë ka akuzuar pushtetin e VV-së për punësime partiake nëpër pozita të ndryshme, shkruan Llapi.info.

Së fundi, kjo parti ka hedhur kritika për parregullsi edhe në konkursin për tutorë të shpallur nga Komuna e Podujevës. Sipas LDK-së, shumica e të pranuarve janë familjarë të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Konkursi për tutorë është karakterizuar me parregullësi, janë pranuar kandidatë në kundërshtim me kriteret e konkursit dhe janë refuzuar kandidatë me shkollim adekuat dhe me pervojë pune. Shumica e të punësuarëve janë familjarë të ish kandidatëve të VV-së për asamble komunale dhe familjarë të personave zyrtarë dhe udhëheqës të institucioneve që janë të thirrura për t’i mbrojtur interesat e punëtorëve të arsimit. Kujtojmë se në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në konkurs, në këto pozita janë punësuar persona me shkollim jo adekuat!Ftojmë organet e hetuesisë që të hetojnë për ndikimet me motive partiake e familjare që kanë ndohir edhe në këtë konkurs”, thuhet në reagimin e LDK-së./Llapi.info